Policia e Kosovës në Kamenicë e ka pranuar një informatë se me 23.05.2015, rreth orës 00:00, ka ndodhur një aksident trafiku.
Njësitet e Trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur Automjet “Opel Vectra” me tabela vendore, me regjistrim të përkohshëm (RP),
që drejtohej nga vozitësi D.I. (1967), serb shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Berivojcë, Komuna Kamenicë, duke lëvizur ne rrugën rajonale Crep -Kamenicë, duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes automjetit tij, në hyrje të fshatit Koretin, Komuna Kamenicë me pjesën e përparme të automjetit e godet, këmbësorin A. H. i lindur me 1938, i cili në ato momente ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, kundrejt automjetit njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.
Me këtë rast viktima pëson lëndime trupore, ku i lënduari transportohet me të njëjtin automjet në ambulantën e Kamenicës, nga aty i njëjti transportohet për në QE të Gjilanit, për ndihmë mjekësore, pas një kohe për shkak të keqësimit të gjendjes i njëjti transferohet në QKUK në Prishtinë.
Me 24.05.2015 në ora 15:30, nga QKUK-ja jemi njoftuar se i njëjti (Këmbësori me shënimet e lartëcekura) ka ndërruar jetë, si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe ka urdhëruar që vozitësit t`i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.
Trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion në IML në Prishtinë. Rastin janë duke e hetuar njësitet e Policisë së Kosovës të Trafiku Rajonal tha Hashani.