Moti

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë, sot është përuruar shërbimi i stomatologjisë i cili tani e tutje do të jetë i hapur gjatë të gjitha ditëve të punës për banorët e Roganës dhe fshatrave rreth saj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Kryetari Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku, drejtori i shëndetësisë Agim Bucolli dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Kryetari Sinani me këtë rast tha se po përmbushet edhe një kërkesë dhe zotim i qeverisë komunale për të ofruyar shërbimet sa më afër qytetarëve. “ Kjo ordinancë do të jetë në shërbim të Roganës dhe fshatrave tjera të këtij rrethi dhe jemi të lumtur që këtë të arritur po e jetësojmë sot. Rogana përditë e më tepër po përparon, dhe ky projekt i yni së bashku me shkollën moderne që po ndërtohet, asfaltimet e rrugëve dhe infrastruktura tjetër po i japin Roganës epitetin e një qytetëze të zhvilluar. Angazhimi ynë nuk përfundon këtu dhe nuk përfundon me këto investime e projekte, jemi të përkushtuar që të punojmë qdo ditë për komunën tonë dhe për qytetarët e saj” tha kryetari Sinani duke uruar stafin e QMF-së dhe stomatologen Aishe Morina.

Në emër të këshillit lokal, kryetari Isa Kryeziu ka falënderuar strukturat komunale për hapjen e qendrës së stomatologjisë në Roganë duke e vlerësuar si një të arritur për Roganën. “Ju falëndseroj në emër të këshillit lokal dhe jam i bindur se kjo qendër do të opërmirësoj kushtet e banorëve këtu. Tash e tutje qytetarët e kësaj pjese nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Kamenicë për të kryer shërbime stomatologjike dhe kjo ka rëndësi të madhe” tha Isa Kryeziu.
Kryetari i këshillit lokal të Roganës Isa Kryeziu ishte edhe pacienti i parë në këtë qendër të stomatologjisë

 
Top