Moti

Shumë nga ne mezi zgjohen në mëngjes, shpesh pa vullnet dhe pa disponim. Të vetmin shpëtim atëherë e paraqet kafja e nxehtë e mëngjesit. Pse është kështu?

Kafja nuk është vetëm e shijshme, por edhe burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Ajo energji na ndihmon që të çohemi sa më lehtë, të përgatitemi për obligimet e përditshme dhe shumë shpejt na e përmirëson disponimin.

Por, sa është e shëndetshme kafja? Shumë hulumtime mjekësore kanë vërtetuar efektin e saj tek parandalimi i sëmundjeve të qarkullimit të gjakut dhe të zemrës. Një deri në dy filxhanë në ditë reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër për më shumë se 20 për qind, transmeton Koha.net. Kafja ndoshta nuk relakson muskujt dhe nuk qetëson organizmin, por përmirëson koncentrimin për ç’arsye më rrallë vjen deri sëmundjet nervore dhe komplikimet. Si shembull përmendet humbja e kujtesës, sëmundja e Alzheimerit, kolesteroli i ngritur dhe sulmi në zemër.

Kafja nuk është vetëm e shëndetshme në formë të pijes, por ka efekt kundërinflamator edhe në shtesat e kremrave, vajrat eterike shtëpiake ose shamponët. Në mënyrë natyrale e lubrifikon lëkurën, e bën lëkurën më të butë, ndërsa tek shamponi stimulon rritjen e flokëve. Nutricionistët madje konsiderojnë që njerëzit të cilët rregullisht pinë kafe jetojnë më gjatë. Ndihmon tek çrregullimet tretëse. Përshpejton metabolizmin dhe vepron si laksativ natyral për ç’arsye zhduken problemet me kapsllëkun.

Shumë njerëz pavarësisht këtyre të dhënave pozitive ende shmangin kafenë. Efektet e saj negative nuk i njohim as sot si duhet. Nuk janë të vërtetuara, por disa simptoma megjithatë ekzistojnë. Konsumimi i tepërt i kafes mund të shkaktojë punë të çrregullt, respektivisht të shpejtë të zemrës. Konsumimi i madh i kafes nënkupton konsum të madh të energjisë. Shpejtohet puna e muskujve dhe nervave për ç’arsye shfaqen kokëdhimbjet e forta, të papërshtatshme, tensioni i rritur, nervoza, disponimi i keq dhe pagjumësia.

Kemi konkluduar që kafja ka anët e mira dhe të këqija. Gjithçka varet nga sasia e konsumimit të saj. Kurrsesi nuk duhet ta teproni, dy deri tre filxhanë kafe në ditë janë të mjaftueshëm. Konsumimin e kafeinës nuk ua rekomandojmë të miturve e as femrave shtatzënë, transmeton Koha.net. Kafja nuk është e mirë as për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike sepse do t’i zgjojë edhe më shumë.

© KOHA.net

 
Top