Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, mediat botërore raportuan se Kina edhe këtë vit e ka ndaluar Ramazanin në pjesën e largët perëndimore të Xinjiang, për anëtarët myslimanë të partisë, shërbyesit civilë, studentët dhe mësuesit.
Po sipas medieve botërore, myslimanët e kësaj pjese që njihen si pakica ujgure, janë urdhëruar nga autoritetet e vendit që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të mos agjërojnë, transmeton portali Telegrafi.
Dhe së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një fotografi e cila dëshmon një gjë të tillë. Aty, së paku sipas përshkrimit, shihen policët kinezë duke detyruar qytetarët që të pinë ujë gjatë Muajit të Ramazanit.