Sipas një studimi të shkencëtarëve, agjërimi, apo abstenimi ndaj ushqimit, mund të jetë mbrojtës ndaj sëmundjeve të trurit.
Më tutje, ata kanë zbuluar se agjërimi poashtu mund të ndikojë në luftën ndaj sëmundjes së Alzhimerit dhe Parkinsonit.
Agjërimi i rregullt në periudha të caktuara mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit ndaj sëmundjeve të trurit, sipas shkencëtarëve amerikan, transmeton lajmi.net.
Studiuesit në “National Institute on Ageing in Baltimore” institut i cili studion plakjen, kanë thënë se kanë gjetur evidenca se abstenimi nga ushqimi në një ose dy ditë në javë mund të mbrojë njeriun nga disa prej efekteve më të rrezikshme të Alzhimerit, Parkinsonit dhe sëmundjeve tjera të rrezikshme.
“Ulja e konsumimit të kalorisë mund të ndihmojë trurin tuaj. Por mënyra më e mirë për të përfituar nga agjërimi është pikërisht abstenimi total nga ushqimi për kohë të caktuar, duke pasur pastaj periudhën kur mund të hani sa të dëshironi” ka thënë Mark Mattson nga ky institute
Ai ka shtuar se elementi më i rëndësishëm është koordinimi i kohës së ushqimit.
“Me fjalë tjera, koordinimi i kohës së ushqimit është elementi krucial i këtij procesi” ka shtuar Mattson
Instituti që drejton Mattson do të vazhdojë të bëjë studime, dhe tashmë ata po përgatiten të bëjne studime përfundimtare se sa është efekti i agjërimit. Nëse arrijnë në një konkludim ata do të sygjerojnë që vazhdimisht brenda javës një person të ulë ushqimin në minimum për dy ditë, ndërsa në pesë ditët tjera të vazhdojë ashtu si gjithmonë.(lajmi.net)