Njësiti i Trafikut Regjional gjatë kontrolleve rutinë, ka vërejtur se përgjatë rrugës magjistrale Gjilan - Prishtinë deri në Llabjan, janë vjedhur një numër i konsiderueshëm ( rreth 25 ) i shenjave të komunikacionit, të vendosura përgjatë rrugës njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Rasti për hetime të mëtutjeshme i referohet njësiteve hetuese të Policisë së Kosovës në Gjilan.