LDK është përgjegjese për shkatrrimin e lumenjëve
Komuna e Kamenicës ndër të arriturat e këtij mandati patjetër se do të veqoj edhe transparencën në punë dhe kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucinet lokale. Sot përmes një shkrimi me plot të pavërteta, dega e LDK-së tentoi të njëllos punën e institucioneve komunale dhe të kryetarit Sinani.
Kryetari Begzad Sinani po përballet me një situatë aspak të mirë përsa i përket gjendjes në të cilën LDK-ja e ka sjellë këtë komunë.
Degradimi dhe masakrimi i shtetërve të lumenjëve,ambientit,infrastrukturës rrugore në Desivojcë,Lajçiç dhe Shipashnicë e mban vulën e LDK-së, kjo parti është përgjegjëse kryesore për tërë këtë situatë, dhe ne vetëm po angazhohemi që të sanojmë sadopak gjendjen në të cilën e ka sjellë komunën tonë kjo parti tashmë me shumë probleme të vetat të brendshme.
Reagimi i LDK
REAGIM
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, me shqetësim po i ndjek zhvillimet e fundit, dhe mënyrën e qeverisjes në Komunë. Bashkë me ardhjen e Begzad Sinanit në pushtet, kanë ardhur edhe shumë probleme dhe keqqeverisja, e cila ka instaluar mekanizmin e korrupcionit, keqpërdorimeve, kërcnimeve, fyerjeve, shantazheve dhe papërgjegjësisë ndaj qytetarëve, duke mos lënë hiq më keq as me transparencën dhe llogaridhënien, si dhe duke i shkelur të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit.
Komuna e Kamenicës ka dështuar gjithashtu t'iu jap kahje zgjidhjes së problemit me operatorët ekonomikë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorit, për më tepër kjo qeverisje bëhet pjesë e keqpërdorimeve si rasti i arrestimit dhe mbajtjes në arrest shtëpiak për një muaj të shefit të inspektoratit komunal z. Refik Latifaj, i cili po hetohet nga Prokuroria themelore në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar duke komunikuar, ndihmuar dhe dhënien e instruksioneve për eksploatimin ilegal të zhavorit.
Edhe sjellja ndaj ekipit të KTV-së, në takimin e djeshëm ku po diskutohej pikërisht për këtë qështje, (duke larguar gazetarët të cilët i etiketoi me emra qesharak e ofendues), tregon edhe një herë për nivelin dhe papërgjegjësin e kësaj qeverisje dhe kreut të saj Begzad Sinani.
Lidhja Demokratike e Kosovës,
Dega Kamenicë.