Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi, sot kanë vizituar punimet në riasfaltimin dhe mbushjen e gropave në rrugët regjionale të Kamenicës.
Aktualisht po bëhet riasfaltimi i rrugës nga Hodonoci deri në Domoroc ndërsa do të vazhdoj në rrugën Roganë - Karaqevë dhe Roganë - Hogosh.
Pas këtyre rrugëve do të bëhet mbushja e gropave për Tugjec, Strezoc dhe Busavatë.
Kryetari Sinani me këtë rast tha " Është një e arritur e madhe që tashmë Komuna e Kamenicës është regjion në vete dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur investime kaq të mëdha në mirëmbajtjen e rrugëve dhe ne do të jemi gjithnjë pranë qytetarëve dhe kompanisë për të lehtësuar punët që po kryhen" tha kryetari Sinani. Punët në riasfaltimin dhe mbushjen e gropave po i udhëheq kompania " Jaha Company" nga Podujeva.