Sot me (1 qershor) rreth orës 18:00 afër fabrikës së kërpudhave në Kamenicë qentë endacak e kanë sulmuar një vajzë rreth 24 vjeç me iniciale A.R nga Kamenica, e cila ka pësuar disa lëndime trupore. për momentin A.R po trajtohet në QKMF Kamenicë ku për fat të mirë është shpëtuar nga punëtorët e fabrikës në fjalë kur qentë kan filluar ta sulmojnë
Vlen të theksohet se “Tvkamenic” ka paralajmëruar shumë herë për rrezikun që këta qenë mund të shkaktojnë. sic duket organet kompetente nuk e kanë marr seriozisht lajmin tonë