Lior Hajdari nga Kamenica është fitues i Festivalit të Këngës për Fëmijë „Lyra Fest 2015“, i cili për çdo mot mbahet në Gjilan e ku rëndom marrin pjesë këngëtarët më të mirë për fëmijë.
Liori është një talent në ngritje ku po merr pjesë në festivale të ndryshme si në Shkup, Ferizaj ku mori mirënjohje nga TV Liria si dhe së fundi edhe Gjilan. Në videon e mëposhtme mund të shihni edhe momentin kur Fatmir Spahiu thërret Liorin për ti ndarë çmimin e vendit të parë.