Moti

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Lubomir Maric, së bashku me bashkëpunëtorët vizitoi sot Komunën e Kamenicës, ku u prit nga Kryetari Begzad Sinani, nënkryetarët Fatmir Matoshi e Dragisha Savic, kryesuesi I Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe zyratrë të tjerë komunal.

Ky takim kishte karakter të shkëmbimit të informative me MAPL-në rreth funksionimit të institucioneve lokale të Kamenicës, punëve dhe projekteve që po realizohen në komunë dhe shqyrtimit të mundësive për të mbështetur Kamenicën nga MAPL-ja dhe donator e organizata të tjera ndërkombëtare.

Kreyetari Sinani e njoftoi Ministrin Maric me projektet kryesore në Komunën e Kamenicës dhe me angazhimin e institucioneve lokale për zbatueshmërinë e ligjit dhe avansimin e të drejtave të gjitha komuniteteve në Kamenicë.

“Është krijuar një klimë e mirë ndëretnike dhe për këtë më meritorët janë vet qytetarët që jetojnë këtu. Kjo harmoni ndëretnike Kamenicës nuk I është shpërblyer aq sa duhet, andaj kërkojmë mbështetjen Tuaj dhe të qeverisë së Kosovës në përgjithësi për projektet e Kamenicës” ka thënë Kryetari Sinani.

Ministri Maric është shprehur I kënaqur me të arriturat e Kamenicës dhe është shprehur I gatshëm që të mbështes komunën në realizimin e kërkesave të qytetarëve.”Këtë vit do të financojmë ndonjë  nga projektet Tuaja, ndërsa gjatë ditëve në vijim ne do të prezantojmë kërkesat Tuaja edhe tek organizatat kredibile ndërkombëtare” ka thënë Ministri Maric.

Ndër proejketet e propozuara që u diskutuan në takim është rregullimi I parkut të Kamenicës dhe asfaltimi I një pjese të parkingjeve dhe trutuareve nga rrethi në qendër deri tek kasha ortodokse, ndërtrimi I një ure në Kopërnicë dhe projekti I asfaltimit të një pjese të rrugës në fshatin Moqare.

Kryetari Sinani dhe Ministri Maric me bashkëpunëtorët bën një shëtitje deri tek parku i qytetit dhe deri tek kisha ortodokse ku biseduan për disa qaste me përfaqësuesit e fesë ortodokse.

 
Top