Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi së bashku me nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic, kanë takuar këshillin lokla dhe përfaqësuesit e komuniteteve të Berivojcës, në një takim të organizuar nga KAAD e mbështetur nga UNHCR.
Komunitetet gjatë punës së tyre të mëparshme me përfaqësuesit e OJQ KAAD, janë dakorduar që në tryezën e donatorëve që do të mbahet në Prishtinë të paraqesin kërkesat e tyre në infrastrukturë e që janë rregullimi i rrugëve dhe trotuarve dhe shkolla fillore në Beërivojcë.
Nënkryetari Matoshi, u ka dhënë mbështetje këtyre projekteve dhe ka thënë se puna që kanë bërë berivojcasit është një ndihmesë dhe mbështetje për qeverisjen loklae të Kamenicës.
“ Bashkëjetesa e komuniteteve në Berivojcë është meritë e juaja në radhë të parë, gjatë të kaluarës keni pasur probleme dhe sfida të cilat keni arritur t`i tejkaloni. Projektet që keni prezantuar janë në listën e projeketeve prioritare të Komunës, por marrë në konsideratë mundësitë e vogëla buxhetore mbështetja e KAAD dhe UNHCR për të siguruar donator për to është shumë e mirëpritur dhe komuna ju mbështet plotësisht në këtë drejtim.
Vitet e fundit në Berivojcë kanë ndodhur investime, këto ditë po punohet në shtratin e lumit, ka pasur zgjerim të rrjetit të ndriqimit publik dhe janë bërë edhe punë të tjera, por ka mbetur ende shumë për të bërë” ka thënë nënkryetari Matoshi.
Edhë nënkryetari për komunitetet Dragisha Savic i ka mbështetur kërkesat e këshillit lokal të Berivojcës dhe është zotuar për mbështetjen e tyre.
Prezantimin e punës së grupeve të komuniteteve e ka bërë Selami Maliqi nga KAAD, ndërsa për projektin ka folur edhe përfaqësuesja e UNHCR Lindita Ymeri.
Lidhur me këto kërkesa kanë folur edhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare, serbe e rome të Berivojcës.
Këto projekte do të prezantohen në Prishtinë para don