Moti

Nga sot 14.07.2015 OJQ Network of Peace Movement ka lansuar fillimin e fushatës për nënshkrimin i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizata partnere  - OJQ NOPM  gjate dite se sotme ka filluar me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimevenëkomunën Gjilanit dhe Kamenicës. Ndërsa, me 15.07.2015 do të jenë në komunën e Gjilanit dhe Vitisë.

Organizata do t’i ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Ju ftojmë të dilni nëpër vendet ku jetoni dhe ta nënshkruani peticionin për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Për më tepër informacion rreth fushatës, klikoni këtu "http://kfos.org/procesi-i-liberalizimit-te-vizave/" \t "_blank"http://kfos.org/procesi-i-liberalizimit-te-vizave/

Për çdo informatë shtesë që do t’ju interesojë rreth këtij peticioni, ju lutem  kontaktonizyrat e Fondacionit  038 542 160 apo ne email adresën HYPERLINK "mailto:info@kfos.org"info@kfos.org apo edhe organizatat partnere.

Sinqerisht,
Ekipi i realizimit të fushatës

 
Top