Moti

Me iniciativë të Këshillit Lokal të Berivojcës, nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi u takua me banoreët e këtij lokaliteti për të diskutuar dhe dëgjuar shqetësimet e tyre rreth punëve në rregullimin e shtratit të lumit.

Kryetari i këshillit lokal Xhevat Kastrati, e ka njoftuar nënkryetarin Matoshi me vendimin që u`a ka komunikuar firma punëkryese se projekti tashmë ka përfunduar dhe se në mungesë të mjeteve financiare rreth  150 metrat e fundit të shtratit të lumit do të mbesin pa u rregulluar. Kryetari i këshillit lokal ka falënderuar komunën e Kamenicës që ka qenë në mbështetje të këtij projekti dhe që ka propozuar atë.
Shumë banorë të Berivojcës që diskutuan në këtë takim e falënderuan komunën që u është gjendur pranë me projekte, përderisa dhanë vërejtjet e tyre për mosvazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit si dhe për disa ura të ndërtuara në këtë projekt.

Nënkryetari Matoshi, pasi i ka përshëndetur të pranishmit edhe në emër të Kryetarit Begzad Sinani,fillimisht i ka përgëzuar për përzgjedhjen e kryetarit të këtij këshilli si kryetari më aktiv i këshillave lokale në Kamenicë, nga komuna dhe nga projekti DEMOS. “Realizimi i projektit të shtratit të lumit është i një rëndësie të veqantë për komunën e Kamenicës dhe është në vazhdën e krijimit të kushteve më të mira për jetesë në Berivojcë.

Ky lokalitet paraqet pasuri për komunën tonë për shkak të diversitetit etnik që e ka dhe për shkak të bashkëjetesës që bëhet këtu. Unë jam këtu që të dëgjoj shqetësimet e Juaja dhe të njejtat t`i përcjell tek kryetari Sinani dhe të gjitha palët e involvuara në këtë projekt.

Komuna ditë më parë ka pranuar një kërkesë për të ndihmuar financiarisht këtë projekt dhe për këtë qëllim ka ndarë 15 mijë euro. Para shpalljes së tenderit për këtë shtrat lumi është dashur të nënshkruhet projekti, ndërsa tani punët rreth tij po i mbikqyrin mbikqyrësit e IOM dhe ata të Komunës, unë ju inkurajoj që së bashku me ta të përcillni edhe ju këto punë dhe të mos lejohet pranimi i punëve nëse ato nuk janë konform projektit mbi të cilin është dhënë kontrata” ka thënë nënkryetari Matoshi

Këshilli lokal ka kërkuar nga komuna që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që rregullimi i shtratit të përroi të vazhdoj deri në lumin “Kriva Reka” si dhe që komuna të rishikoj vendimin për ndarjen e 15 mijë eurove për këtë projekt dhe të sigurohet saktë se për cilat punë shtesë do të paguhen këto mjete.
Gjithashtu u dakordua që pas dhjetë ditësh të mbahet edhe një takim tjetër i banorëve me strukturat komunale, IOM-in, Zyrën e Bashkimit Evropian, MPMS-në, punëkryesin dhe mbikqyrësit e projektit.

 
Top