Moti

Komuna e Kamenicës ka aplikuar në pilot projektin "Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komuna të Kosovës" projektit me fokus në strehimin social, që është një projekt i përbashkët i UNDP, OSBE dhe Akademia Folke Bernadotte (FBA) është agjension suedeze që punon për paqe, siguri dhe zhvillim. Pas dërgimit të aplikacionit nga Komuna e Kamenicës, sot në vizitë në komunë ishin përfaqësuesja e Akademisë Folke Berandotte (FBA), menagjerja e projektit Sara Isman dhe përfaqësuesit e OSBE Bekim Kodraliu, dhe Alban Maliqi.

 

Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka falënderuar zyrtarët e këtij projekti dhe ka shprehur dëshirën që Komuna e Kamenicës të përzgjidhet në mesin e katër komunave të Kosovës që do të jenë pjesë e këtij projekti.

”Komuna e Kamenicës shpreh interesimin për të qenë pjesë e këtij projekti, duke marrë në konsideratë faktin se ka një administratë ende të patrajnuar mirë në këtë fushë. Mbulon një teritor të madh, fusha e banimit social është temë e re dhe e patrajtuar si duhet dhe e papërshtatur ende me rregullat dhe standardet evropiane . Pjesmarrja në këtë projekt do të jetë mundësi shumë e mirë për komunën për të përmirësuar qeverisjen lokale në përgjithësi si dhe fushat e lartëcekura në veqanti.” ka thënë nënkryetari Matoshi.

 

Përfitimet për komunat të cilat marrin pjesë në projekt janë të shumta. Komunat pjesëmarrëse do të fitojnë vëmendje nga ministritë përkatëse për nismën dhe udhëheqjen e tyre. Më pas, ato do të llogariten të jene inovator në fushën e sundimit të ligjit dhe reformës së administratës publike. Për më tepër, projekti do të ketë ndikim pozitiv për procesin e integrimit në BE dhe për raportin e progresit të BE-së. Komunat pjesëmarrëse do të jenë në gjendje të angazhohen në aktivitete të organizuara nga FBA, UNDP apo Misioni i OSBE-së në Kosovë, si shkëmbimet e përvojave me kolegë mes komunave, vizitat studimore në vendet fqinje, apo punëtori mbi sundimin e ligjit në administratën publike, thanë midis tjerash përfaqësuesit e projektit

 

Vlerësimi dhe përzgjedhja finale e komunave pjesmarrëse do të bëhet deri me datën 15 shtator 2015

 
Top