Moti


Në këtë mbledhje morën pjesë mësimdhënësit , menaxhmenti i shkollës si dhe përfaqsuesit e DKA-së.
Drejtori i shkollës z.Qamil Qehaja e hapi mbledhjen me pikat e rendit të ditës të njoftuara më herët përmes njoftimeve zyrtare.

Si fillim u analizua viti paraprak shkollor nga menaxhmenti i shkollës , ku pati diskutime konstruktive edhe nga mësimdhënësit.

Pastaj drejtori i shkollës i njoftoi mësimdhënësit rreth pregaditjeve të cilat po bëhen rreth fillimit sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2015/2016, si dhe iu caktuan detyrat aktiveve përkatëse.

Më pastaj fjalën e morën zyrtarët e DKA-së , ku i njoftuan të pranishmit rreth punëve dhe obligimeve të cilat i kanë në kuadër të procesit edukativo-arsimor.

Dhe krejt në fund si pikë e rendit të ditës ishte edhe dalja në pension e profesorit Xhevat Hoda .
Drejtori i shkollës e falenderoi si dhe e përgëzoi për punën e tij dhe angazhimin e tij shembullor gjatë këtyre dhjetë viteve si profesor i lëndëve ekonomike.

Profesori Xhevat Hoda i falenderoj të gjithë kolegët dhe menaxhmentin e shkollës për sjelljet e tyre si dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë punës së tij , si dhe porositi që arsimimi është një detyrë e shenjtë ,sepse nga këtu ndërtohen themelet e shëndosha të shoqërisë sonë.

 
Top