Refik Latifaj shef iInspektoratit në Komunën e Kamenicës, tha për Tvkamenica se “Pas shiut që ra këto dy ditë, dje me datën 09.10.2015 gjatë vizitës në drejtim të rrjedhës së Lumit Krivareka deri në Krilevë u vërejt se Lumi Krivareka pas ngritjes së nivelit të ujit ka marrë ngjyrë të verdhë në të mbyllët, ku si rezultat i ndotjes është uji i cili vjen nga Miniera e Plumb-Zingut dhe metaleve të tjera të Artanës.
Kjo ndotje ka dëmtuar florën dhe faunën në Lumin Krivareka dhe mund të shkakton ndotje edhe te drenazha nga e cila merret uji i pijshëm për banoret e qytetit të Dardanes. Ndotje të tilla kemi herë pas here me intensitet më të vogël, kurse gjatë të reshurave me intensitet më të lart.
Njëherit kërkojmë nga MMPH që të merren masa urgjente që Miniera e Artanes ta evitoj këtë ndotje të dëmshme. Tvkamenica