Moti

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, po merr pjesë në Akademinë e Hagës për Qeverisje Lokale, në një program të posaqëm për decentralizmin e pushtetit. Matoshi është përzgjedhur në mesin e 22 vijuesve të kësaj akademie nga shtetet kandidate ose pretendente për kandidat për në BE.

Gjatë dy javëve ai përveç ligjeratave intensive po viziton edhe institucione me rëndësi në Mbretërinë e Holandës. “ Kemi vizituar parlamentin e Holandës, Qeverinë, zyrat dhe sallat ku mbreti zhvillon aktivitete të ndryshme, Provincat dhe komunat e Holandës, për të parë së afërmi funksionimin e këtyre institucioneve dhe për të parë praktikisht atë që na spjegohet në ligjeratat që i mbajmë në selinë e Akademisë së Hagës e cila është pjesë e Asociacionit të Komunave të Holandës” ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se Kushtetuta e Holandës ka paraparë tri nivele të pushtetit, atë qendror, provincial dhe komunal, ku secili nga këto nivele ka kompetencat e veta autonome.

Ndër qështjet që këtë kohë i preokupojnë 393 komunat e Holandës  është padyshim ajo e refugjatëve. Për këtë temë kërkohet që komunat të pajtohen dhe vetëm pas kësaj qeveria mund të pranoj refugjatë të rinjë të cilët pastaj shpërndahen në komuna dhe këto të fundit  marrin përsipër gjithqka që ka të bëjë me mbështetjen sociale, trajtimin mjekësor, banimin dhe çdo gjë tjetër.

Kosova mund të përfitojë shumë nga praktikat e komunave të Holandës, ku transparenca dhe demokracia zënë vend të rëndësishëm. Funksionalizimi i qendrave për shërbime ndaj qytetarëve mund të merret si një shembull i mirë, linjat telefonike në shërbim të qytetarëve  dhe gjithashu edhe plani i mobilitetit që kanë zbatuar komunat Holandeze.

Instituti Asser dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës e cila e financon këtë program, kanë organizuar pritje për vijuesit dhe stafin diplomatik të vendeve pjesmarrëse, në këtë pritje Nënkryetari Matoshi ka marrë pjesë së bashku me Ambasadoren Vjosa Dobruna, dhe disa zyrtar të gjyqësorit në Kosovë që po kryejnë trajnime në Hagë.

Ky program trajnimi dhe vizitash zgjatë deri më 15 tetor 2015.

 
Top