Moti

Lidhja Demokratike e Kosovës në Kamenicë, në një mbledhje të zgjeruar të Degës duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, përmes një deklarate për media një zëri dënon aktet e dhunshme dhe jo demokratike të opozitës.

"I japim mbështetje Kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe vlerësojmë se këto marrëveshje janë në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës". thuhet ndër tjersah në komunikatën për media

Përmbushja e obligimeve të marrura nga Kuvendi i Kosovës dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve me shtetet fqinje janë parakusht drejt integrimit në BE.

Kërkesat e opozitës dhe sjelljet e dhunshme jo demokratike janë veprime të dëmshme për interesat e popullit të Kosovës sidomos kur vendi po kalon në një fazë të rëndësishme të vlerësimit progresit të arritur në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare etj.

Gjithashtu Qeveria Mustafa po dëshmohet si një qeverisje e drejtë, transparente e demokratike e cila çdo ditë e më shumë është duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies se qytetarëve, për një ambient më të mirë për investime, për përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, reformat në arsim, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Andaj, ftojmë opozitën të jetë konstruktive dhe t’i kontribuoj proceseve të shtetndërtimit, sepse sjelljet anti-demokratike dhe veprimet e dhunshme e të rrugës që po i sjellin në Kuvendin e Kosovës duke tentuar të bllokojnë dhe marrin peng Kuvendin për interesa e inate personale nuk i bëjnë nderë as atyre, e as qytetarëve të Kosovës.


 
Top