Moti

Pa dyshim pasioni i fëmijëve pas mjeteve elektronike dhe vartësia e tyre nuk është “fenomen nacional”, as “anomali edukative” që lidhet vetë me shoqërinë tonë. Tashmë jetojmë me një shoqëri që “lëviz” nëpër kabllot elektronike, por njerëzit kanë filluar të jetojnë edhe në “shtëpitë me kabllo” që janë bërë jo vetëm ambiente të jetës sociale por edhe shtojca të komunkimit efektiv.

Fëmijët janë ajo pjesë asociale që është më shumë e lidhur me mjetet elektronike dhe që është në të njëjtën kohë duke përfituar edhe pësuar prej kësaj epidemie masive elektronike. Padyshim kur flasim për pasojat nuk duhet ti ndajë nga përfitimet. 

Kostot dhe përfitimet e fëmijëve nga kjo lidhje deri në varësi nga lojërat elektronike janë të dyanshme, nga njëra anë kemi një proces të përshpejtuar të zgjerimit të njohurive dhe dijeve nga fëmijët. Por nga ana tjetër duket se po shfaqen deformime fizike dhe sociale të cilat po dëmtojnë rrjedhën e natyrshme të fëmijërisë në brazdat e natyralitetit dhe të ‘lojës reale’

 .Arsenali elektronik po sjellë dispendencë elektronike tek fëmijët të cilët po shfaqin shenja të pjekurisë së parakohshme, përdorim të informacioneve të pakontrolluara dhe përtej , dhe jashtë natyrës së interesimeve moshore. Jo vetëm kaq por kanë filluar të shfaqen edhe fëmijë fizikisht të squllur dhe obezë, pikërisht për shkak të qëndrimit pasiv dhe mënyrës sendentare të konsumimit të informacionit dhe lojërave elektronike. 

Ndërkaq po shfaqen tendenca të të mësuarit dhe përshtatjes së tyre në jetën në vetmi, me tastierë përpara dhe kufje në vesh, të cilat ka shumë mundësi që të bëjnë vetminë, egoizmin dhe asociacialitetin një tipar konsistent të tyre.

Ne dy dekadat e fundit, studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e qartë në mes të lojërave kompjuterike dhe shfaqjes së agresivitetit.
.Lojërat kompjuterike , për shkak të efekteve të tyre, ka tendencë që të replikohen edhe në jetën reale. Ndikimi i lojërave kompjuterike është manifestuar si sjellje të rrezikshme të vozitjes si vozitjet me shpejtësi të lartë, mos ruajtja e distancës, etj. 

Mënyra jonë e jetesës,  por edhe ambienti ka ndryshuar shumë kohëve të fundit, kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë , që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të posaçme për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë” atë, janë fort të kufizuara. Dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është  e penguar.

Por jo të gjitha lojërat kanë ndikimi negativ tek të rinjtë, madje sipas shumë studimeve, disa nga lojërat nxisin imagjinatën e fëmijëve, madje ka studime të cilat thonë se përdorimi i lojërave kompjuterike rrit produktivitetin në punë.
Mirëpo lojërat të cilat kanë ndikim negativ tek të rinjtë janë kryesisht lojëra agresive dhe garuese, siç janë lojërat luftarake, parciale, e ngasjes, gjuajtjes.

Dhe si përfundim i gjithë kësaj është se ne çdo mjet të komunikimit masiv, skenat e dhunës janë bërë të preferuara nga konsumatorët fitimprurës për bizneset që i ofrojnë video lojërat përherë më të shpeshta e përherë më të larmishme, ndërhyrja e ligjit, si i vetmi rregullator potencial është mbase e domosdoshme për reduktimin e këtij fenomeni me pasoja shkatërruese. Kontrolli mbi lansimin e këtyre video lojërave me përmbajtje të dhunshme duhet të shtohet si dhe të pasurohet baza ligjore e këtij kontrolli dhe e gjithë kjo ka një kuptim “Njeriu është çfarë ai shef “.                    

 
Top