Në fshatin Desivojcë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 36 fishek 9 mm, të cilët dyshohet të jenë të pistoletës me gas, një palë dylbi si dhe një optik dylbi snajperi, ndërsa i dyshuari ka vetë dorëzuar edhe një armë të llojit “Ekol Magnum” 9 mm dhe 15 copë fishekë njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, raporotn rajonipress.
Ndërsa rasti tjetër në fshatin Desivojcë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar armë (revole) TT prodhim YU e kalibrit 7.62 mm, karikator, 33 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.(PK)