Faton Jakupi i njoftoi anëtarët e komitetit se shumica e vendbanimeve në komunën e Kamenicës e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit dhe ujësjellësit, pos në disa fshatra (Roganë, Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc), ku punimet për ujësjellës ende nuk kanë përfunduar.
Në mbledhjen e dytë të radhës të Komitetit për Shërbime Publike Komunale, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i këtij komiteti zoti Arsim Thaçi janë shqyrtuar këto pika të rendit të punës : Shqyrtimi i qasjes në sistemin e kanalizimi për çdo lokalitet (Urban dhe rural), si edhe identifikimi i mungesës së kanalizimit, shqyrtimi i gjendjes së deponive të ngurta dhe raporti i punës njëvjeçare, i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit.
Në këtë takim, pos anëtarëve të këtij komiteti, prezenti ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit Faton Jakupi.
Faton Jakupi i njoftoi anëtarët e komitetit se shumica e vendbanimeve në komunën e Kamenicës e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit dhe ujësjellësit, pos në disa fshatra (Roganë, Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc), ku punimet për ujësjellës ende nuk kanë përfunduar.
Në fshatin Busavatë kanalizimi është realizuar, ndërsa mungon ujësjellësi, ndërkaq në Karaçevë të Epërme, mungon kanalizimi edhe ujësjellësi.
Mirëpo, edhe aty ku janë rregulluar kanalizimet e ujësjellësi me vet iniciativa të qytetarëve, të ndihmuara me donacione të ndryshme e qoftë dhe nga komuna, kanë mbetur të pa menaxhuara nga askush. Prandaj, shpesh edhe ndodhin probleme teknike dhe për të cilat nuk mbanë askush përgjegjësi.
Sa i përket, qytetit gjendja e furnizimi me ujë është e mirë, problemet paraqiten në të shumtën e rasteve për shkak vjetërsisë së gypave. Poashtu në rrjetin e kanalizimit kanë qasje të gjitha lagjet e qytetit. Shqetësuese për të gjithë ishte se kanalizimet hidhen në lumenj dhe prrocka.
Anëtarja e këtij komiteti zonja Minavere Maka, e përmendi fshatin Koretin, duke thënë se sidomos gjatë stinës së verës kur lumi ka pakë ujë, kundërmimi është i pa durueshëm, këtë vit kaluam mirë pasi kishte të reshura e lumi kishte mjaft ujë”.
Një e metë e këtyre projekteve, të kanalizimeve e ujësjellësve është se në pranimet teknike në përbërjen e komisioneve nuk ka pasur ekspert përkatës.
Zekirja Sermaxhaj, kërkoi që komuna të ketë projekte të gatshme që donatorëve të i’u ofrohen me kohë.
Faton Jakupi paraqiti një numër të caktuar të projekteve të gatshme që i presin investimet e donatorëve. Qytetarët janë revoltuar me kompaninë “Eco Higjiena” njësia në Kamenicë, që po i kërkon qytetarëve borxhe edhe për periudhën 22 mujore, kur nuk ka menaxhuar me mbeturinat, sepse me një vendim të Kuvendit paraprak, ishte pavarësuar njësia e Kamenicës.
Kryesuesi, u interesua edhe për deponitë e ngurta, ku qytetarët po i hedhin mbeturinat kudo, komuna nuk i licencon deponitë, ajo mund të jap vetëm leje të përkohshme.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, gjatë organizimit të aksioneve për pastrimin ambientit, mbeturinat janë dërguar në gropat e seperacionit “Krileva Kompani”.” Komuna e Kamenicës nuk qëndron edhe keq sa i përket ndriçimit publik, gjer tani është arritur të kenë shtrirje ndriçimi 33 km” tha Jakupi.
Arlinda Morina, kërkoi në emër të qytetarëve të rrugës sipërme qarkore të qytetit, që kamionët e mëdhenj mos të kalojnë në rrugë, por rrugës qarkore që kalon pranë lumit, e cila nuk paraqet rrezik për fëmijët.
Komiteti e mbështeti raportin e drejtorit, dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar në përputhje me kompetencat e tyre për të mirën e qytetarëve dhe të drejtorisë.
Kryesuesi i komitetit për shërbime publike Komunale, Arsim Thaçi tha se të gjitha rekomandimet do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim në Kuvendi Komunal. (rajonipress)