Moti

Fillimi i ndërtimit të xhamisë të parë në qytetin e Kamenicës me gjithë vështirësitë ka filluar në vitin 1981, dhe ka përfunduar në vitin 1996, ndërsa ndërtimi i minares është ndërtuar në vitin 2000. 

Në këtë xhami gjatë viteve  90-ta janë mbajtur 136 aktivitete politike për çështjen kombëtare si dhe aktivitete kulturore me karakter kombëtar.

Që nga fillimi i ndërtimit të kësaj xhamie udhëheqësit e xhamisë kurrë nuk kanë kërkuar ndihme nga organet komunale, në përjashtim në vitin e kaluar, ku asamblisti komunal Zekirja Sermaxhaj (PD) ka kërkuar mbështetje financiare nga organet komunale, për renovimin (mbulimin) e hyrjes së xhamisë në vlerë 4.600 euro, gjë qe kërkesa është aprovuar, mirëpo organet komunale ende nuk i kanë (transferuar) lëshuar të hollat.

Duke e pasur parasysh se Xhamia në fjalë është duke u rinovuar, tani kërkohet edhe ndihma e juaj financiare. Në rast se dëshironi dhe keni mundësi të ndihmoni lajmërohuni tek objekti i xhamisë



 
Top