Samsung Galaxy Note 6 raportohet se do të vijë me pjesë të reja harduerike dhe duket se kjo pajisje do të posedojë edhe skanerin Iris.
Note 6 do të jetë pajisja e parë e Samsungut që do të posedojë teknologjinë e skanimit Iris.
Samsungu ka marrë dy patenta në Europë, njëra është “Samsung Iris” dhe tjetra “Samsung Eyeprint”, që paralajmëron se Samsungu është gati të prezantojë teknologjinë e njohjes Iris te njëra nga pajisjet dhe kandidati Note 6.
Note 6 pritet të ketë Qualcomm Snapdragon 823 me 6 gigabajt RAM që do të operojë me 256 GB memorie të brendshme.
Pajisja e re thuhet se posedon kamerat e njëjta si S7. Kjo do të thotë kamerën ballore 5 megapixel ndërsa ajo kryesore 12 MP. Ekrani i telefonit do të jetë 5.8-inç Quad HD me rezolucion 2560x1440 pixels.
Samsungu telefonin e ri Galaxy Note 6 pritet ta lansojë gjatë muajit gusht të këtij viti. (Koha.net)