Moti


Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, shkelqësia e tij Jan Braathu i shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar të Qeverisjes Lokale Besnik Tahiri vizituan Komunën e Kamenicës.

Në një takim të përzemërt ata u pritën nga Nënkryetrari Fatmir Matoshi, nënkryetari për komunitetet Dragisha Savic, Drejtorët Agim Shkodra e Valon Maliqi si dhe udhëheqësi i personelit Faton Biqkaj.

Nënkryetari Matoshi i uroi mirëseardhje Ambasadorit Braathu dhe Drejtorit Tahiri si dhe i informoi ata me situatënn aktuale në Komunën e Kamenicës, me projektet dhe prioritetet që ka qeverisja lokale.

“ Në emër të Komunës së Kamenicës dhe në emër të Kryetarit Begzad Sinani ju falënderoj për mbështetjen e dhënë Kamenicës në disa aspekte.

Dhjetëra zyrtarë komunal kanë përfituar nga programet e ngritjes së kapaciteteve për zyrtarë komunal të mbështetura nga Ambasada Norvegjeze, poashtu përmes Këshillave Lokale për Siguri Publike janë realizuar disa projekte të vogëla por mjaft domethnëse për ne, aktualisht nga fondet e Ambasadës suaj janë në realizim disa projekte për vendosjen e kamerave në shkolla dhe disa rrugë do të kenë ndriqim publik” tha nënkryetari Matoshi.

Ambasadori Jan Braathu u shpreh i lumtur që ndodhej në Kamenicë. “Jam i lumtur që po realizoj vizitën e parë zyrtare në Kamenicë, sepse privatisht kam qenë këtu edhe herë të tjera ose kam vozitur nëpër Kamenicë.
Jam këtu që të dëgjoj prej Jush për progresin e arritur dhe nevojat që ka komuna Juaj, jam i lumtur që kemi arritur të ndihmojmë dhe të njejtën do ta bëjmë edhe më tutje” tha Ambasadori Braathu.

Ambasadori Braathu dhe Drejtori i KLGI Besnik Tahiri, së bashku me udhëheqësit komunal e zhvilluan një takim me drejtorët e shkollave të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe serbe për të parë se si po zhvillohet procesi mësimor në Kamenicë.

Para Ambasadorit u prezentuan disa projekte të rëndësishme, siq është projekti i rindërtimit të kompleksit sportiv për shkollat e Kamenicës, renovimi i disa objekteve shkollore – ndërrimi i dritareve, mungesa e inventarit në shkollën e re të Roganës etj.

Gjithashtu, Ambasadori Jan Braathu e vizitoi edhe fermën e Naim Demollit ku u njoftua për mundësitë që kanë fermerët kamenicas në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

 
Top