Furrtarët e Komunës se Kamenicës gjatë një takimi me përgjegjësin e Inspektoratit komunal Refik Latifajn, diskutuan rreth furnizimit me bukë dhe produktet e bukës dhe shpërndarjen e tyre në Komunën e Kamenicës, që është duke u shitur nga ana e disa prodhuesve të bukës me çmim shumë të ulet dhe problemet që po ua sjellin në treg.
Inspektorati i njoftoj të gjithë furrtarët për obligimet e tyre ligjore të prodhimit, shpërndarjen dhe shitjen e bukës, dhe i njoftoj në lidhje me konkurrencën e lirë të tregut, ku dhe Inspektorati u zotua se do të veproj në bazë të dispozitave ligjore dhe do ti ndaloj të gjitha subjektet që shpërndajnë bukë dhe produkte të tyre pa Licencë, Pëlqim dhe pa shoqërim të dokumenteve përcjellëse që janë të domosdoshme për vuarjen e tyre për qarkullim.
