Moti

Shënohet  Dita  Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Kjo ditë  festohet çdo vit, në ditën kur Kombet e Bashkuara në vitin 1948 nënshkruan Deklaratën Universale të  Drejtave të Njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 10 dhjetorin, si ditën e të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të drejtoj vëmendjen e njerëzve të botës në Deklaratën Universale të  Drejtave të Njeriut, si një standard  i  përbashkët për  të gjithë popujt dhe kombet.
Nënshkrimi i Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut (1948),ku  për herë të parë në historinë e njerëzimit janë njohur të drejtat e  barabarta  e të gjithë njerëzve në: "jetë, liri dhe siguri ... pa dallim", dhe në këtë mënyrë duke e vu gurë themelin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Edhe në Komunën  e Kamenicës u përkujtua kjo ditë, duke e organizuar një tryezë  nga Koordinatorja  e NJKDNJ –së, Nazmije  Demolli –Kastrati.

Në këtë takim, pos kryetarit të komunës z.Begzad Sinanit, morën  pjesë përfaqësues nga: Institucioni i Avokatit të Popullit, Shemsedin Mustafa, Komandanti i Stacionit Policor të Kamenicës ,Nazif Hajrizi , drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve vendore, anëtare të Grupit të Grave të Kamenicës, koordinatorja e Handikos-it për Kamenicë, Hyrmete Morina dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Pensionistëve.

Në fjalën e vet Kryetari i Komunës,z. Begzad Sinani u përqendrua në  përjetimin  personal  të shkeljes drastike të drejtave të njeriut që i kishte  përjetuara në lëkurën e tij.  Ajo, përvojë e hidhur e  përjetuar, kishte  ndikuar  të  jetë më  i ndjeshëm ndaj shkeljes së drejtave të njeriut. Z. Mustafa , tregoi për aktivitetin e zhvilluar nga  Zyra  e Avokatit të Popullit. Sipas tij nga Kamenica, kësaj  zyre  i janë paraqitur vetëm tri kërkesa për shkelje të drejtave të njeriut, që është një tregues,se nuk është gjendja e keqe  me shkeljën e të drejtave të njeriut në ketë komunë.

Kontribut me  diskutime dhanë: z. Nazif  Hajrizi,Sanije  Hoda,Teuta  Kastrati,Ibadete Ahmeti, Rifat Hajdari, Hyrmete  Morina, Shaip Rexhepi  dhe  Sylejman Morina. Nga diskutimet  doli se duhet të respektohen ligjet  në fuqi të cilat janë mjaft të avancuara, të ngritët vetëdija  dhe përgjegjësia e atyre  drejtuesve  të institucioneve që  shkelin  të drejtat e  njeriut, si dhe  të informohen dhe vetëdijesohen qytetarët për ekzistimin e rrugëve ligjore  për mbrojtjen e drejtave  të tyre.

 
Top