Moti

Karateistja e Kosovës, Diellza Dragusha ka mposhtur serben Varja Topaloviq për t’u shpallur kampione e Ballkanit.

Dragusha mposhti serben në kategorinë U21 mbi 68 kilogramë, duke lënë atë në pozitën e dytë.

Diellza deri tek medalja erdhi pasi në luftën e parë e mundi garuesen Glieva Ena nga Bosnja dhe Hercegovina dhe po ashtu në luftën e dytë e mundi edhe boshnjaken tjetër Bektash Mirnesa dhe në finale mundi garuesen e Serbisë Varja Topaloviq duke u shpallur kampione e Ballkanit për vitin 2015.
Në pozitën e tretë u radhit boshnjakja Ena Gljiva.(Koha.net)

 
Top