Moti

Për të promovuar ushqimet tradicionale, shumë gra të nacionaliteteve të ndryshme ekspozuan gatimet e tyre, në një panair që u mbajt sot në ambientet e shtëpisë së kulturës në Kamenicë.

Panairin e hapi kryetari i Komunës Begzad Sinani, i cili iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë më tepër ushqime të shëndetshme tradicionale.

“Ky panair, për ne ka një domethënie shumë të madhe. Në shtëpitë tona, ne vazhdojmë ende ta kultivojmë aspektin tadicional. Po nisem nga familja ime, ku me xhelozi i ruajmë këto ushqime, ndoshta në mënyrë edhe më të vecantë. Nga brezat e rinj, duket se këto ushqime kanë filluar të fashiten. Është mirë që bashkërisht, por edhe organizatat e shoqërisë civile të ndikojë që të kultivohet dhe ruhet kjo traditë”, u shpreh kryetari i Kamenicës.

Ndërsa, Sanije Jahiri nga OJQ “Fortesa”, tha se gratë kanë potencial dhe kapacitet, vecse iu duhet mbështetje institucionale dhe nga organizatat e huaja në iniciativat e tyre.

Ky panair u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja eminoriteteve në Evropën Juglindore” që mbështetet nga Këshilli i Evropës.

 
Top