Moti

Intervistoi: Mihane Maliqi "Gazeta Ora" (tekst i pa edituar)
Në intervistën të cilen e zhvilluam me artistin nga Komuna e Kamenicës Arian Mavriqi ,kuptuam se sa po vlerësohet puna e ti dhe e artistëve në përgjithësi.
GazetaOra: Qe sa kohë mereni me këtë profesion?
A.Mavriqi: Ka afërsisht 3 vite që jam përkushtuar me gjithë potencialin tim këti profesioni dhe po shpresoj që të vazhdoj edhe në të ardhmen.

GazetaOra: Sa vlersohet në Kosovë puna e një artisti ?
A.Mavriqi: Në Kosovë artistët në përgjithësi vleresohen shumë pak, ose ndoshta hiq po sidomos fotografët të cilët meren me fotografi artistike atyre ju ipet pak hapsirë dhe kjo është për të ardhur keq.


GazetaOra: A keni qenë prezent në ndonjë garë ,ku bëhet fjalë për artistin më të mirë në kategorinë e fotografisë?
Po, fillimisht kisha realizuar një ekspozitë me fotografi të miat që ishin shumica prej tyre të realizuara me telefon celular në Komunen e Kamenicës, mandej nga 100 fotografi 4 fotografi të miat ishin zgjedhur nga InstaKosova me organizim te Ministrisë së Jashtme të cilat u shpërndanë nëpër Ambasadat e Huaja në Kosovë, kisha marë cmimin e katërt në Ministrinë e Bujqesisë me një fotografi timen në garën #toka jonë dhe si shpërblim mora 100 euro, po edhe javë më parë dy fotot e miat nga 20 sa ishin zgjedhur nga UNDP-ja në garën për fotografitë më të mira në konkursin #fajikorrupsionit të cilat po ashtu u shtypen nëpër formate të ndryshme dhe do të dërgohen nëpër Ministri dhe aty ku do të paraqitet nevoja.
GazetaOra: Cka mendoni personalisht për fotografinë?A.Mavriqi: Unë fotografinë e konsideroj si teknikë që duhet të dish ta zotrosh në mënyrë që imazhet që sjellë ti tek shikuesit mos të mbesin vetëm “një foto sa 1000 fjalë”, por atë që nuk arrin ta thuash dot për një jetë të tërë, mund ta thuash vetëm me një fotografi.


GazetaOra: A duhet përkushtim për ketë profesion(për një fotografi) ,apo momentet spontane ndoshta edhe e letësojnë sadopak këtë punë?
A.Mavriqi: Shumica e fotografive të mia bëhen me një përkushtim dhe plane të ndryshme nëpër kohë, momente dhe lokacione të ndryshme por, nuk e mohoj faktin se nganjëherë edhe fotot me reazilime spontane janë për tu vleresuar dhe ndoshta një foto spontane mund ta kapesh vetëm një herë në jetë dhe pikërishtë për këtë unë vetëm kur të flej nuk i mbaj aparatat me vete.
GazetaOra: Cili ka qenë njeriu që ka ndikuar dhe motivuar më tepër në karrierën tuaj dhe pse?
A.Mavriqi: Unë për vete jam eksplorator dhe kisha shikuar një kohë të gjatë kanale televizive që meren me esplorimin e Natyrës dhe si të tillë isha i mahnitur nga pamja e Natyrës dhe gjallesave në përgjitëesi. Unë fillova të fotografoj pjesë të natyrës tonë në Kosovë, specifikisht ju përkushtova Komunes së Kamenicës që njihet për një pamje fantasike dhe aty e pashë që fotografia është pjesë e jetës time me të cilen unë mund ta pasqyroj një pjesë artistike timen që e kam dhuratë nga Zoti. Të them të drejtën nuk kam ndonjë njeri që më motivoj por kam shokë me të cilët bashkpunoj shumë dhe janë po ashtu artist të mrekullueshëm.

GazetOra: Arian përpos fotografisë a merreni edhe me ndonjë gjë tjetër?
A.Mavriqi: Po, merem dhe me gazetari përndryshe punoj si gazetar në portalin Tv Kamenica.
GazetaOra: Si do ta përshkruanit me pak fjalë mënyrën sesi punoni?
A.Mavriqi: Punoj për të lënë gjurmë, e ato gjurmë le të jenë udhërrëfyes për gjeneratat që do të vinë.
GazetaOra: A keni pasur ndonjë rast ku jeni kritikuar për punën që e bënë?
A.Mavriqi: Të them të drejtën momentalisht jo, po nuk e mohoj faktin që në të ardhmen mund të kem edhe kritika dhe gjithësesi do të ishin të mirëseardhura me vet faktin se ne patjetër dikun duhet të gabojm dhe shpresoj të msojmë nga kritikat.

GazetaOra: Cili është qëllimi juaj përsa i përket karrierës?
A.Mavriqi: Shpresoj të arri objektivat e mia artistike të paraqes Kosovën nëpër konkurse ndërkombëtare të fotografisë, sidomos të jem një përfaqësues i denjë i Popullit tim me fotografi artistike që pasqyrojnë tiparet mbreslënëse nëpër botë të popullit tonë.
GazetaOra: Dhe për fund ,Arian a do e sygjeroje këtë profesion për të rinjët? A.Mavriqi: Gjithësesesi do ti sygjeroja të merren me fotografi të ndryshme artistike, të hulumtojnë për teknika të ndryshme të fotografisë dhe pyesin pa hezituar nëse donë të arrinë objektivat e tyre në jetë. Faleminderit shumë!

Përmes kësaj interviste e kuptuam se sa e rëndësishme është puna e një artisti .Në këto foto mund të shohim punën të cilen e ka bërë Ariani përmes fotografisë. 
(Gazeta ora) 



 
Top