Moti

Numri i personave të lënduar nga mjetet piroteknike që ka kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente, tanimë ka arritur në shtatëmbëdhjetë, pasi në mëngjesin e 1 janarit, në këtë klinikë janë pranuar edhe dy fëmijë.

Ndërsa 2 vjeçari që ka marr lëndime në këmbë nga një plumb qorr është liruar nga Emergjenca, pasi gjendja e tij është përmirësuar.

Kështu ka bërë të ditur doktoresha në Qendrën Emergjente, Krenare Makolli.

“Nuk kemi asnjë pacient prej ndërrimit të kaluar. Në mëngjes i kemi pranuar 2 raste prej mjeteve piroteknike, janë fëmijë të vegjël”, ka thënë ajo.

Ndryshe, mbrëmë në Emergjencë kanë kërkuar ndihmë 15 pacientë, ku në mesin e tyre ishte edhe 2-vjeçari, i cili ishte lënduar nga një plumb qorr deri sa po festonte në shesh me prindërit e tij. /kp/ 

01 Janar 2016
 
Top