Moti

Komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës janë duke mbajtur shpresa për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza, meqë kanë aplikuar në programin “Austrian Soft Loan Programme “, i cili buron nga një marrëveshje nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë, ku kjo e fundit ka dhënë një kredi të butë në vlerë prej 20 milionë eurove.

Këto tri komuna kanë aplikuar me projekte për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 26 milionë eurove, duke tejkaluar shumën e kredisë, ndërsa janë edhe 9 komuna të tjera të cilat kanë aplikuar në këtë program, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo komunat të cilat shpresojnë se do të përfitojnë nga ky program kanë në dispozicion vetëm 10 milionë euro, ngase 10 milionë euro tjera të kësaj kredie janë duke implementuar në terren nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë.

Shpresat më të mëdha në këtë aplikim është duke mbajtur komuna e Gjilanit, ku drejtuesit e kësaj komune shprehen të bindur se do të jenë një nga përfituesit më të mëdhenj të kësaj kredie. Rexhep Kadriu, nënkryetar i kësaj Komune, ka thënë ka thënë se me marrjen e kësaj kredie synojnë ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në të gjitha fshatrat dhe në brendësi të qytetit ku do të trajtohet edhe lumi Stanishorka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

 
Top