Për skeqin humoristik të “Stupcave”, ka reaguar edhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Naser Vllasi (Komandant Kobra).
Ai përmes një postimi në facebook, ka dalë në përkrahje të “Stupcave”, duke thënë që i pëlqen ky skeq, pasi ai nuk flet për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por flet për "luftën" e individëve të caktuar që ka qenë shumë e dyshimtë.
“Unë nuk po e kuptoj reagimin e shumë njerzve në lidhje me skeqin e Stupcave, që flet për disa veprime të disa personave gjatë kohës së luftës. Përkundrazi mua po më pëlqen shumë ky skeq, ngase ai nuk flet për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por flet për " luftën" e individëve të caktuar që ka qenë shumë e dyshimt. Unë personalisht nga lufta kam dal edhe me i varfër se që kam qenë më parë, dhe natyrisht se asnje fjalë e humorit të Stupcave nuk po më ndikon negativisht dhe nuk po e marr si personale!”, ka shkruar Vllasi.