Shkolla fillore “Avdullah Krashnica – Presheva” në Koretin s'është e sigurt ta fillojë gjysmë-vjetorin e dytë as të hënën - javën e tretë pas fillimit të këtij gjysmëvjetori.
Arsye për këtë është mungesa e ngrohjes, ndërsa më pas janë hapur edhe punë të tjera, siç është ndërrimi i dyshemeve, raporton Koha.net.
Banorët e Koretinit e vlerësojnë këtë si papërgjegjësi të autoriteteve komunale.
“Nuk është dashur që punët të cilat kanë mundur të mbarojnë verës gjatë pushimit veror të fillohen në kulm të dimrit dhe të pësojnë rreth 400 nxënës”, ka thënë njëri nga banorët e Koretinit, pa dashur t’i përmendet emri.