Moti

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është udhëzuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të bëjë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operatorin e ri serb të telefonisë mobile “MTS” që të fillojë së punuari në Kosovë nga koha kur vendit do t`i miratohet kodi telefonik 383.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se fillimi i operimit të këtij operatori është konform negociatave teknike që janë zhvilluar në Bruksel.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin udhëzohet Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re ‘MTS’ D.O.O. Vendimi do të hyjë në fuqi, ditën që autoriteti ndërkombëtar i telekomunikimeve do t’i ndaj Republikës së Kosovës kodin telefonik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës. (indeksonline)

 
Top