![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi9Oihio74PMKwiDLWR801Id9DFWU7BuZi45KiX7w5izWvKrLvuvHFdgze-gqt-sfch1QN8O4drGZZcqnxTLJMBv09aC4fgZ1KF15x1iuoOtNBshN-hdPIar5qq-iKn0I5L2DWG-eggmIc/s320/Screenshot_2016-01-15-08-52-44-1.png)
Me 24 dhjetor në kuadër të projektit është organizuar takimi me Kryesuesin e Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku, Shefin e Zyrës Komunale për Informim Sylejman Morina si dhe Shefin e Shërbimit Profesional të Kuvendit Komunal Burim Kryeziu.
Qëllimi i këtij takimit ishte i dyfishtë, që të njoftoj zyrtarët e lartë mbi ecurinë e projekti në fjalë si dhe të marrë përkrahjen për aktivitete e radhës që janë të parapara në projekt si dhe të bëj koordinimin sa më të mirë të aktiviteteve me zyrtarët përgjegjës komunal.
Drejtoresha Ekzekutive e OJQ-së “NOPM” dhe menax
heri i projektit prezantuan shkurtimisht qëllimin, rezultatet dhe aktivitete e projektit, si dhe njoftuan për kohëzgjatjen dhe fillimin e implementimit të projektit.
heri i projektit prezantuan shkurtimisht qëllimin, rezultatet dhe aktivitete e projektit, si dhe njoftuan për kohëzgjatjen dhe fillimin e implementimit të projektit.
Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërrmaku theksoi se komuna do të ofroj të gjitha burimet njerëzore dhe logjistike në mënyre që ky projekt të përfundoj në mënyrë të suksesshëme, sepse është në të mirë të qytetarëve në përgjithësi, e në veçanti komunës.
Shefi i Zyrës për Informim Sylejman Morina u pajtua që të gjitha aktivitete e projektit do të mbulohen nga komuna përmes publikimi të komunikatave në portalin zyrtar të komunës.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, Shefi i Shërbimit Profesional të Kuvendit Komunal u caktua si pikë kontaktues me përfaqësuesit e OJQ-së nga ana e komunës, në mënyrë të koordinimit sa me efikas të aktiviteteve dhe zbatimit të afateve ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin dhe harmonizimin e rregulloreve komunale.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).