Presidentja Jahjaga vizitoi Kamenicën
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e shoqëruar nga këshilltari i saj Selim Selimi dhe kryetarët e Odave ekonomike në Kosovë e ka vizituar Komunën e Kamenicës. Presidentja Jahjaga u prit nga Kryetari Sinani dhe i gjithë stafi ekzekutiv i Kamenicës.
Temë e këtij takimi ishte zhvillimi ekonomik në Kosovë dhe në theks të veqantë mundësitë për zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës.
“ Kjo vizitë e imja është në kuadër të përpjekjeve për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe është njëri ndër tre hapat e ndërmarrë në këtë drejtim, unë së bashku me përfaqësues të odave ekonomike fillimisht po vizitojmë komunat, ndërsa pas tyre do të kemi takime me bizneset dhe nga fundi i muajit shkurt do të organizojmë një konferencë me bizneset, komunat, ministritë dhe kryeministrin në të cilën do të angazhohemi të gjithë që të gjejmë rrugë dhe mundësi për eliminimin e barrierave që pengojnë investitorët për projektet e tyre” tha Presidentja Jahjaga.
Vështrimet e tyre për gjendjen ekonomike i paraqitën edhe përfaqësuesit e odave ekonomike që veprojnë në Kosovë.
Kryetari Sinani pasi bëri një prezantim të përgjithsheëm të gjendjes në komunë, kërkoj nga Presidentja që këto lehtësira ndaj investitorëve të bëhen sa më shpejt sepse si pasoj e burokracisë shumë investititorë po largohen nga vendi ynë.
“Kemi dy vite që po punojmë për një projekt të energjisë solare dhe po hasim në shumë pengesa deri në fillimin e punimeve, ndërsa po rrezikojmë edhe investimin prej 5 milion eurosh për shkak të burokracisë dhe problemeve të tjera. Kamenica është një vend mjaft atraktiv dhe i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Ne si komunë jemi mjaft të dëmtuar në investime kapitale dhe poashtu edhe nga investimet e ministrive të linjës, andaj kërkojmë që të ketë një qasje më të drejtë kur bëhen ndarjet buxhetore” ka thënë Kryetari Sinani.
Nënkryetari Fatmir Matoshi i ka kërkuar Presidentes që të mbështesë disa projekte të Kamenicës me të cilat është aplikuar në ambsadat e huaja e sidmos për proejktet në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, projekte këto në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale,sportit dhe zhvillimit ekonomik.