Ka kohë që s`jemi parë,
unë në burg e ti atje...
ta dërgova këtë letër,
e ndoshta nuk më një.
Të kam lënë të re,
se ka vite që qëndroj,
në këtë burg të zi,
rininë time pe kaloj.
Dëshirova të çmallem,
po vëllai a është martuar ?
motrën si e kam,
babai a është vjetruar ?
Të voglën vajzë si e kam,
a po e ndjen mungesën time,
të kam lënë dhe ty të re,
ndjehem fajtor në jetën time.
Unë jam i njëjti...
asgjë skam ndryshuar fare,
juve si ju kam,
po bukë, a po keni për idare ?
Toka a po punohet,
misri a po rritet,
më thuaj moj nënë,
e nesërmja a po pritet ?
Rri në një terr të zi,
ka javë që jashtë nuk kam dalur,
mi kërkojnë emrat e shokëve,
dhe godasin pa ndalur.
Unë nuk flas,
se ti nënë më linde fisnik,
dhe i tillë do mbetem,
i njëjti besnik.
Që pesë vite në çeli,
dhe dhjetë të tjera do i mbaj,
këto përmallime që ti shkruaj,
brenda vetës po i laj.
Mbetëm i juaji...
ai që në Tyxhec ka lindur,
dhe ende i mbajë ato fjalë moj nënë,
që ty gjithmonë të kanë bindur.
I juaji nga burgu....
Fitim Kosumi-
( Poezi, kushtuar xhaxhait tim, Musli Kosumit, i dënuar politikisht me 15 vite
burg nga ish regjimi i Serbisë ).