Të Të hënën rreth orës 12 policia në Heilbronn ka kapur një kosovar 31 vjeçar i cili po qëndronte ilegalosht në Gjermani. Shtetasi kosovar është kontrolluar nga policët në stacionin kryesor hekurudhpr të qytetit, me ç`rast i është gjetur dokumenti italian i identitetit, shkruan rtfi.de. Që në shikim të parë ka mundur të shihej se dokumenti në fjalë ishte i falsifikuar.
Pas mohimit fillestar, ai ka pranuar se dokumenti ishte fals, transmeton albinfo.ch. Më tutje ai ka sqaruar se është kosovar dhe se që nga viti 2014 po qëndronte e punonte në Gjermani me identitet të rrejshëm.
Rasti i ka kaluar në përpunim policisë në Heilbronn e cila ka iniciuar një procedurë hetimore veç tjerash për falsifikim dokumentesh.
albinfo.ch