Këngëtarja Enca Haxhia ka arritur që të mbledhë më se 1 milion ndjekës profilin e saj zyrtar në rrjetin social Instagram.
Kështu, ajo është bërë shqiptarja më e ndjekur, duke mos përfshirë Rita Orën, e cila ka famë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Ajo ka treguar se këngën më të re me videoklip do ta publikojë si falënderim për ndjekësit, gjë që bën që kënga të publikohet në çdo moment tani.
Derisa Enca po dominon në Instagram, në Facebook shqiptarët më të pëlqyer vazhdojnë të jenë Ermal Mamaqi dhe Genta Ismajli.