Moti

Kamerat e sigurisë po nxjerrin zbuluar shumë vjedhje që ndodhin në qytetin e Tiranës.

Një nga rastet e fundit, është vjedhja e një makine tip Mercedes-Benz, vit prodhimi 2009, ngjyrë e bardhë. Vjedhja është bërë në zonën e 21-Dhjetorit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.  
Një video e publikuar në profilin e “Jeta osh qef” në Facebook dallohet një person, ku pasi sigurohet që nuk po e sheh njeri, thyen xhamin e derës dhe vjedh çfarë gjen brenda në makinë, si navigator, çanta etj.
Vlera e këtyre të fundit shkon rreth 1.5 milionë lekë, sipas denoncuesit.
 
Top