Deklarata e pa edituar e klubit futbollistik KIKA
Kryesia e klubit "KIKA" në mbledhjen e mbajtur me datën 16.04.2016(E Shtune) del me këtë deklaratë zyrtare për të gjithë simpatizantët e klubit "KIKA" dhe opinionin e gjerë në lidhje me ndeshjen e zhvilluar me datën 14.04.2016(E Enjte) në Hogosht ndërmjet KF Kika vs KF Lepenci nga Kaçaniku. Ne si kryesi e klubit "KIKA" kemi qenë prezent te stadiumi në momentin kur kanë arritur klubi mysafir "Lepenci".
Ekipi mysafir në stadium ka mbërritur rreth orës 14:00. Momentin qe kanë hyrë në zhveshtore ne i kemi përshëndetur duke ju uruar mirëseardhje siç i ka hije të pritet një skuadër mysafire, po ashtu ju kemi ofruar edhe ujë për pije për te gjithë antaret e klubit, në këtë mënyrë i kemi pritur të gjitha ekipet kundërshtare që kanë ardhur për të zhvilluar ndeshje kampionale apo edhe ndeshje miqësore.
Vlen të përmendet se pikërisht klubi i "Lepencit" në ndeshjet kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror ka qenë ekipi i vetëm qe ka zhvilluar ndeshje MIQESORE në fshatin Hogosht ndaj klubit "KIKA".
Rikthehemi te ndeshja kampionale, klubi i "Lepencit" në këtë ndeshje kishin ardhur me pretendimin kryesor që mos të zhvillohet ndeshja dhe të marrin 3 pike pa e zhvilluar ndeshjen fare! Provokimi i parë nga zyrtari i klubit të "Lepencit" Selajdin Zeneli ishte: Dimensionet e fushës nuk përputhën me rregullat e futbollit, ankesë që ju drejtua delegatit të ndeshjes Idriz Ramadani, përgjigjja e delegatit ishte e menjëhershme: Komisioni i FFK e ka pranuar fushën me këto dimensione qe nga viti 1978, prandaj terreni është gati për ndeshje! Pas kësaj ankese zyrtari i klubit të "Lepencit" z.Zeneli ka dalur në fushë dhe i ka ftuar lojtarët e tij që të futen në dhomat e zhveshjes ku kanë qëndruar brenda për rreth 25 minuta, se si te provokohen mbi 2000 TIFOZ te pranishëm në stadiumin e klubit "KIKA".
Ekipi i "Lepencit" duhet të ketë nderin dhe kënaqësinë qe ka pasur aq shumë shikues në një stadium ku as në Superligën e futbollit të Kosovës nuk është ky numër i shikuesve! Nga minuta e parë e ndeshjes futbollistët e klubit "Lepenci" kanë filluar te provokojnë TIFOZET e pranishëm në stadium. Kapiteni i parë i ekipit të "Lepencit" me numër të fanellës 16 Sadat Krasniqi pastaj lojtari me numër 17 të fanellës Ramush Ademi dhe me së shumti qe ka provokuar TIFOZET e klubit "KIKA" ka qenë lojtari me numër 5 te fanellës Burhan Dema te cilit i është tërhequr vërejtja nga referi kryesor ku është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Nuk e dimë se kujt po i pengon suksesi i klubit "KIKA" ndoshta pse jemi ekipi i vetëm në këtë grup të klubeve që kemi kaq shumë interesim të TIFOZEVE për të shikuar ndeshjet e klubit tonë, dhe ata provokohen në të gjitha mënyrat nga disa ekipe kundërshtare apo problemi është dikund tjetër ne nuk e dimë këtë ende! Për incidentin që ka ndodhur në dalje te fshatit Kryesia e klubit "KIKA" e dënon atë rast kategorikisht! Në hapësirën për komente mund të shikoni disa fotografi në lidhje me këtë ndeshje, ku lojtari i klubit "Lepenci" Burhan Dema e pranon që ka fyer lojtarët e klubit "KIKA" dhe ka provokuar TIFOZET. Me respekt Kryesia e klubit "KIKA" kaq per sa i përket kesaj teme të ekzagjeruar nga disa portale sidomos ato nga Kamenica!