Moti

Në takimin sotëm të  Këshillit  të Drejtorëve, përveç drejtorëve morën  pjesë edhe  disa përgjegjës komunal dhe zyrtarë të tjerë.

Qëllimi i takimit ishte analizimi i aktiviteteve  të  zhvilluara  në  së cilën  drejtori, si dhe dinamikën e zhvillimit  të  aktiviteteve  të tyre. Kryetari  Sinani, përmendi  dhe  projektet e  realizuara gjatë këtyre muajve , takimet që i kishte pasur  Kryeministrin  Mustafa e takimet tjera me rëndësi. Vetëm  me një organizim  më të mirë edhe me një përgjegjësi  më të shtuar duke  e  dhënë secili kontributin e tij, duke  qenë transparent  mund të kemi rezultate edhe  më të larta, ai njëherazi  kërkoi të gjitha përgatitjet të bëhen për fillimin e projekteve   të reja  të infrastrukturës duke i respektuar procedurat ligjore, kompanitë të cilat  nuk iu kanë përmbajt  dinamikes së punëve duhet  të  ndëshkohen për  mos përfundimin  e punëve me kohë, dhe për zvarritjet  e tyre, po ashtu  kërkoi regjistrimin  e  pronave komunale të cilat ende nuk janë regjistruar,  duke filluar nga objekti  i ri i  shkollës në Roganë,

banesat sociale , fusha të ndryshme sportive etj.” Është lajm i mirë që javën e ardhshme do të fillojnë punët në objektin e ri të Komunës, do të gjejmë zgjidhje  për fillimin e  objektit të Bashkësisë Islame, do të fillojmë disa projekte në infrastrukturë, me përmisimin  e  rrugë lokale  në fshatra, asfaltimet  në fshatin Kopernicë , dhe së shpejti fillon  asfaltimi i rrugës Muçivërc –Kranidel, ndërtimi i objektit të shkollës në fshatin Gjyrishec, ka edhe  si projekte të tjera të cilat i  kemi përmendur edhe më parë” tha kryetari Sinani.



 
Top