Moti








NËNË


E dashura fjalë e bukur,
NËNË.

Dhe t`i i meriton vargjet e mia,
që më rrjedhin nga brendia,
si lumenjtë e xhenetit.

Jeta jote filloi me mua,
në dhjetorin e 89-tës,
në spitalin e Prishtinës.

Fryma e parë,
u bë në duart e tua,
sa të bukura që i kishe.

Sytë e mi kur u hapën,
të parën ty të shikuan,
se t`i u kujdeseshe për mua.

E pastaj...
duart mi puthje,
këto duar që po të shkruajnë.

Të gëzova nënë,
kur unë buzëqeshja,
dhe t`i ndjeje lumturi.


Në duart e tua unë qaja,
jo nga t`i,
po për jetën që ti kishte.

Punët e shtëpisë,
thes mbi supet e tua,
mbi një nuse, jo një grua.

Më quajtët Fitim,
dhe unë fitova guxim,
që t`i bëj hapat e parë.

Por jo pa ndihmën tënde,
isha frikacak,
pa t`i kapur dhe duart e tua.


Natën ndihmën se kurseje,
zgjoheshe kur unë qaja,
kur të shihja ty, pushoja.
Dhe gecat e parë,
t`i mi ke parë,
të bukur e të bardhë.

...dhe mbas vitesh,
fillova klasën e parë.

1 shtatori,
ditë e vështirë pat qenë,
se pse, unë dhe t`i e mbajmë mend.

Kur më përcillje për në shkollë,
dëshirën ta kuptoja prore,
dhe të sillja pesa në fletore.

Dhe kështu me radhë,
shkolla fillore eci mirë e mbarë,
me të gjitha pesa në ditarë.

Nënë,
shkolla e mesme eci me sfida,
adoleshenca, puberteti,
procese me kriza.

...por nënë,
suksesi nuk pësoi ngrica.

Tu bë merak dhe fakulteti,
doje, unë e përfundova,
se vet t`i më ishe vullneti.

Pastaj më the:
“Bir, kam dhe një dëshirë në regjistër”
unë të kuptova nënë,
u bëra dhe magjistër.

U bëra burrë,
dhe për sa t’ kemi jetë moj nënë,
fortesa jonë s’do shembet kurrë.












Autor: Fitim Kosumi
 
Top