Valon Maliqi anëtar i kryesisë së AKR-së në Kamenicë, ka bërë vlerësimin e deritanishëm të zgjedhjeve partiake. Ai ka thënë se në bazë të interesimit të qytetarëve për të qenë pjesë e procesit mund të konstatohet lirshëm se AKR të paktën ka dyfishuar numrin e anëtarëve të saj.
“Ne po i shohim procesverbalet, fotografitë e kuvendeve të vitit 2013, dhe po i krahasojmë ato me situatën në teren në këto zgjedhje, prandaj themi lirshëm se kemi së paku dyfishim të anëtarësisë tonë. Kjo rritje është shumë normale duke marrë parasysh punën de përkushtimin e kryetarit të degës dhe nënkryetarit të komunës Fatmir Matoshi, dhe delegatëve e drejtorëve të AKR-së në qeverisjen komunale, por merita të veçanta kanë edhe kryesia e degës dhe kryetarët e nëndegëve të cilët kanë qenë në kontakte të përhershme me qytetarët” ka thënë Maliqi.
Inkuadrimi i të rinjëve nëpër nëndegë sipas Valon Maliqit është risi e veçantë për këto zgjedhje. “Në shumicën e nëndegëve po zgjidhen të rinjët për kryetar të nëndegëve, qëllimi i ynë është që Kamenicën ta qeverisim me mentalitet dhe njerëz të ri, të cilët kanë vizion dhe besojnë se Kamenica mund të ketë ditë më të mira” ka thënë ai.
Gara për pozitat udhëheqëse sipas Maliqit tashmë ka filluar dhe konkurrenca është e fortë. Konkurrencë mundë të ketë edhe për pozitën e kryetarit të degës. “Kryetari aktual i degës Fatmir Matoshi e ka mbështetjen e strukturave të partisë dhe edhe të presidentit Pacolli, ai është angazhuar edhe ne nivel qendror, por kjo nuk do të thotë se do të rizgjidhet pa kundërkandidat, AKR mund të ketë së paku dy kandidatë serioz për kreun e degës.
Tani kuvendi i AKR-së do të ketë ofertë të mirë për të zgjedhur strukturat drejtuese të degës, do të jetë konkurrencë e fortë besoj dhe shpresoj që të zgjidhen më të mirët, kuvendet e nëndegëve po vazhdojnë me intensitet, kështu që brenda një muaji do të zgjidhen edhe delegatët e Kuvendit të degës” ka thënë Maliqi./rajonipress/