Moti

Shumë prej kosovarëve mashtrohen kur vendosin të blejnë një veturë.
Mashtrimi më i madh po ndodh nga shitësit të cilët po ua heqin me qindra e mijëra kilometra të kaluara veturave të tyre.

Disa tregtarë por edhe shitës privat para se t’i shesin veturat e tyre, po i dërgojnë të mekanikët të cilët ua reduktojnë kilometrat e kaluara.

Ndërkohë për të gjetur një garazh apo person që redukton kilometra është fare e thjeshtë.

Mjafton një kërkim në internet dhe gjen opsione të ndryshme, raporton zeri.info.

Madje disa persona kanë nisur që aktivitetin e tyre ilegal ta reklamojnë edhe neper ueb faqe të ndryshme, siç është më e njohura “merrjep”. (gazeta express)




 
Top