Ëndrra pa adresë
A më do ende
si mik,
moj mikeshë,
si dikur,
që s’ ndaljeje
duke më deshtë.
...ti ka kohë
që po heshtë !
A më shikon
ende si mik,
të bankës
shkollore,
si dikur,
që emrin ma shënoje
n’ fletore.
...ka kohë që
s’ më vjen prore !
A sheh ëndrrën
e njëjtë,
po at’ të
rinisë,
që për herë të
parë në mbrëmje t’ maturës,
pa frikë, në
sy të tjerëve që jem shëtitë.
...për të sotmen
t’ jam kujdes e të kam rritë.
E sot !
ku je, a si
je,
ke burrë apo fëmijë,
apo ende e
vetme je.
...jeton në mërgim
apo në atdhe.
Këto pyetje t’
mallkume,
tërqethin
trupin tim,
kur e di që
jeta,
n’ çdo ditë është
përfundim.
Fitim KOSUMI