Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se më 20.09.2016 do të hyjë në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Qëllimi i këtij ligji, sipas MI-së, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.
“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Infrastrukturës.
Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane, variojnë nga 20 deri në 900 euro.
Nëse shoferi tejkalon shpejtësinë e paraparë me shenja të komunikacionit me më shumë se 5 kmh, atëherë gjobitet me 20 euro. Ndërkaq, nëse shpejtësia shkon mbi 50 kmh, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro. /lajmi.net