Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka thënë se buxheti i hartuar për vitin 2017, nuk i plotëson aspak nevojat për zhvillimin e Kamenicës.
Ai ka bërë vërejtje edhe te hartuesit e buxhetit, të cilët kanë planifikuar mallëra e shërbime nga shpenzimet kapitale.
Ja postimi i plotë i tij.
Jam shumë i zhgënjyer me draft – buxhetin e vitit 2017 për Komunën e Kamenicës, të cilin draft sot e lexova.
Sipas draftit, i cili pritet të sillet në Kuvendin Komunal në fund të muajit Kamenica ka për shpenzime kapitale vetëm 124.795 €, ku shumica apsolute e tyre do të përdoren për shërbime e mallëra.
Ky është buxheti:
Paga dhe meditje 6.766.498 €
Mallëra dhe shërbime 600.002 €
Shpenzime komunale 140.005€
Subvencionet 9.125 €
Shpenzimet kapitale 124.795 €
Unë nuk dua të besojë se ndonjë asambleist do të votojë Pro këtij buxheti. Hartuesit e buxhetit duhet të shfrytëzojnë këto ditë që kanë mbetur që të bëjnë ndonjë propozim tjetër.
Për më shumë ata duhet ta kuptojnë se pastrimi i borës nga rrugët dhe eventualisht hudhja e ndonjë zhavori verës është shërbim dhe jo shpenzim kapital, poashtu kositja e barit dhe mirëmbajtja e gjelbrimit është Shërbim, sikundër edhe mirëmbajtja e ndriqimit publik.
Poashtu në një buxhet të këtillë nuk mund të ndahen 40.000 mijë euro për PZHK-në (Planin Zhvillimor Komunal) që pas aprovimit të saj dy vite më parë po del se duhet të ribëhet përsëri.