Moti

Janë fotografuar aeroplanmbajtëset e Marinës ruse derisa janë drejtuar për në ujërat britanike për të shkuar drejt Sirisë, transmeton koha.net.

Forcat e Armatosura norvegjeze kanë fotografuar luftanijet ruse në bregdetin e saj, duke përfshirë një aeroplanmbajtëse, nëndetëse dhe një luftë anije me fuqi bërthamore.

Kjo po ndodh vetëm pak ditë pasi Marina Mbretërore e Britanisë ishte vënë në alarm, pasi është zbuluar se Rusia është duke planifikuar të dërgoj një flotë të anijeve luftarake përgjatë bregdetit britanik për të kaluar deri në Mesdhe, transmeton koha.net.

Sipas burimeve të mailonline, anijet janë ende në veri të Skocisë por pritet që të nisen para “brenda disa ditëve”.
Flota Ruse, e cila përfshin një aeroplanmbajtëse 55 tonë të quajtur Admiral Kuznetsov, do të shoqërohet “nga një shkatërrues anijesh britanike”, ka thënë burimi i mailonline.

Anija ruse, Admiral Kuznetsov së bashku me shtatë anije të tjera, do të kalojë nga Mbretëria e Bashkuar, rrugës për në lokacionin e tyre në Mesdhe, për të bombarduar forcat rebele në Aleppo.

Kjo po ndodh pas tensionimi të përshkallëzuar në mes të Perëndimit dhe Rusisë, derisa Kremlini si duket ka vendosur që të shfaqë fuqinë e saj në brigjet e Britanisë së Madhe.

 
Top